Modrici flet për herë të parë për interesimin e Interit: “Gjëja më e pavërtetë që e kam dëgjuar”

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, i ka mohuar spekulimet se ai e kishte kontaktuar vetë Interin gjatë këtij afati kalimtar.

Gjatë kësaj jave, u raportua se padia e Real Madridit ndaj Interit nuk do të ishte e vlefshme pasi që Modrici kishte dëshmuar në FIFA se kishte qenë vetë ai që e kishte kontaktuar Interin përmes agjentit të tij, në mënyrë që t’iu bashkëngjitet bashkëkombësve të tij, Marcelo Brozovic, Ivan Perisic dhe Sime Vrsaljko, transmeton Gazeta Express.

Ky lajm u postua edhe në një llogari në Instagram të quajtur ‘futbollalreves’, në të cilën komentoi kroati.

“Kjo është gjëja më e pavërtetë që e kam dëgjuar”, ka komentuar Modrici.

33-vjeçari ka vendosur të qëndrojë në Real Madrid këtë verë, përkundër interesimit të madh nga Zikaltrit. /Gazeta Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/modrici-flet-per-here-te-pare-per-interesimin-e-interit-gjeja-me-e-pavertete-qe-e-kam-degjuar-568567/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Loading...