“Modrici i ka thënë Realit-dëshiroj të shkojë te Interi!”

Luka Modric, futbollisti më i mirë nga botërori i fundit në Rusi, ka bërë me dije drejtuesit e Realit se nuk e ka ndërmend të qëndroj në Madrid dhe se dëshiron të shkojë në Inter, shkruan “Gazeta delo Sport”. Edhe pse mediat dje paralajmëruan takim mes Perezit dhe Modricit, një takim i tillë nuk ka ndodhur, pasi kroati së bashku me menaxherin e tij Vlado Lemic dhe përfaqësuesin e Interit, Gjuseppe Riso ishin takuar me njeriun e dytë të Realit, Jose Angel Sancez, dhe sic shkruan gazeta me ndikim dhe me tirazh më të madh në Itali, Modric ka porositur se dëshiron të kaloj në Inter.

Modric nga Interi ka marrë ofertë prej 10 milion euro në sezon, plus dy vite në Xhingsu të Kinës për rrogë dyfish më të madhe, pasi aksionar të klubit janë kinezë që sponsorizojnë Interin.

Problemi është se Interi kërkon nga Reali ta marrë Modricin në formë huazimi për një vit për 15 milion euro, pastaj ta bejë për 25-30 milion euro.

Loading...