Mogherini: Kjo është ditë e madhe për të gjithë (VIDEO)

Dy palët e kanë bërë krenarë të gjithë në Evropë për marrëveshjen e arritur, ka deklaruar përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, pasi ka arritur me delegacionin evropian në pjesën e Prespës në Maqedoni, raporton SHENJA. Ajo ka thënë se kjo është marrëveshje “win-win” ku kanë fituar të gjithë.

“Kjo marrëveshje do të ndikojë për promovimin e paqes në gjithë rajonin dhe një shembull i mirë për të gjithë. BE do të jetë afër për të ndihmuar dhe për të kontrolluar çdo hap të implementimit të kësaj marrëveshje. Kjo është një ditë e madhe për të gjithë ne”, ka deklaruar Mogherini.

Loading...