Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini viziton sot Shkupin, ku pritet të ketë takime me zyrtarët më të lartë të vendit.

Mogherini do të ketë takime me kryeministrin Zoran Zaev, me presidentin Gjorge Ivanov, ndërkaq do të takohet edhe me liderin e opozitës, Hristian Mickovski.

”Qëllimi i vizitës është diskutimi i së ardhmes së marrëdhënieve dhe perspektivës së integrimit në BE të vendit”, tha zyra e shtypit e Mogherinit.

Vizita e Mogherinit bëhet në prag të referendumit të 30 shtatorit, ku qytetarët duhet të deklarohen për Marrëveshjen e Prespës për emrin me Greqinë.

Loading...