Mogherini: Nuk do të kandidoj për një mandat të ri

Shefja e diplomacisë e Bashkimit Europian, Federaica Mogherini, njoftoi sot se nuk dëshiron të marrë një mandat të ri për këtë post kur të mbyllë funksionet në vitin 2019.

Ish-ministrja italiane e Punëve të Jashtme, që u implikua fuqishëm në marrëveshjen për bërthamoren iraniane, shpjegoi se ajo dëshiron ta lërë “shtëpinë në rend” për pasuesin e saj në përfundim të mandatit që mabron në tetor 2019 ashtu si ai i kolegëve të tjerë të Komisionit Europian.

“Kemi shumë për të bërë këtë vit. Fillimisht, të ruajmë atë që kemi bërë deri tani, që nuk është pak por e brishtë”, shpjegoi Mogherini në hapje të konferencës vjetore të ambasadorëve të BE-së në Bruksel.

“Ne kemi shumë për të bërë që të mbyllim punën dhe t’ia lëmë shtëpinë në rend atij që do të ketë nderin dhe kënaqësinë për të bërë këtë punë pas meje vitin e ardhshëm”, theksoi ajo.

Federica Mogherini, e ardhur nga radhët e Partisë Demokrate Italiane (qendra e majtë), u bë përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në vitin 2014, brenda Komisionit Juncker mandati i të cilit përfundon në fund të tetorit 2019./rel

Loading...