Rajon-Botë

Mogherini: Vendimi i Trumpit mund të na sjellë në periudha më të errëta

mogerini

“Njëzet e tetë vende – anëtare të BE-së pajtohen se zgjidhja e vetme reale është me dy shtete, dhe se Jerusalemi duhet të jetë kryeqytet i dy vendeve”, theksoi Mogherini

 

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini, theksoi se është shqetësues vendimi i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit si “kryeqytet të Izraelit”, duke shtuar se “vendimi i presidentit Trump mund të na sjell në periudha më të errëta”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takimin ditor me mediat, të mbajtur në Komisionin Evropian, Mogherini theksoi se qëllimi kryesor i BE-së është që Jerusalemi të jetë mjet për arritjen e zgjidhjes me dy shtete për krizën e Lindjes së Mesme, ashtu që do të jetë kryeqytet edhe i Izraelit edhe i Palestinës.

“Njëzet e tetë vende – anëtare të BE-së pajtohen se zgjidhja e vetme reale është me dy shtete, dhe se Jerusalemi duhet të jetë kryeqytet i dy vendeve”, theksoi Mogherini.

Mogherini theksoi se në takimin e realizuar javën e kaluar, me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson, ka transmetuar qëndrimin e qartë dhe vendimtar të BE-së rreth kësaj çështjeje. Ajo u përqendrua edhe në rëndësinë që sërish të fillohet me procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

“Vendimi i presidentit Trump mund të na sjellë në periudha më të errëta”, tha Mogherini. Duke u bërë thirrje të dyja palëve për përmbajtje, Mogherini tha se Jerusalemi është një çështje që prek tërë bashkësinë ndërkombëtare. Ajo paralajmëroi se çështja e statusit të Jerusalemit do të jetë tema kryesore e bisedës gjatë takimit me kryeministrin e Izraelit, që të hënën do të arrijë për vizitë në Bruksel.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top