Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka reaguar menjëherë pas publikimit të lajmit në lidhje me fitimet e KEDS, raporton Gazeta Blic.

KEDS-i është shitur për 26.3 milion ndërsa për tre vite ka arritur të fitoj 87 milion, e për këtë aferë sipas Molliqajt dikush do të shkojë në burg.

Ja postimi i plotë i Dardan Molliqajt: 

“Për 3 vjet KEDS paska fituar trefishin e shumës së privatizimit të tij. 26.3 milion u shit kjo ndërmarrje, 87 milion i paska fituar për 3 vite.
Për këtë aferë dikush do të shkojë në burg herëdokur”.

Loading...