Momenti dramatik i aksidentit, pasagjeri fluturon 20 metra (VIDEO)

Ky është momenti tronditës kur një pasagjer motori fluturon në ajër, teksa mjeti me të cilin udhëtonte është përplasur prapa një makine në një autostradë. Pamjet dramatike tregojnë se si pasagjeri fluturon mbi makinë për tu derdhur më pas në asfalt në anën tjetër. Përplasja e tmerrshme ndodhi në autostradën Seletar në Singapor.
Regjistrimi i videos tregon motorin që tenton të parakalojë një makinë tjetër që ecën me ngadalë. Pasagjeri është përplasur rreth 20 metra më tej në autostradë, por ai nuk ka ndërruar jetë. Motoçiklist 24-vjeçar dhe drejtuesi 21-vjeçar përfunduar në spitalin Khoo Teck Puat. Të dy kishin plagë në këmbë dhe besohet të jenë ende nën kujdesin spitalor. KLIKO poshte per ta parë videon:

Loading...