Të dielën, ditën e përmbytjeve nga reshjet e shiut një i ri në Dibër u mbyt gjatë orarit të punës. Adil Vladi, 27 vjeç, pësoi aksident në punë në përpjekje për të zhbllokuar kanalin që furnizonin me ujë HEC-et Lura 1 dhe 2.

Image

Trupi i tij ende nuk është gjetur, ndërsa është publikuar dhe videon që tregon momentin e aksidentit që solli dhe mbytjen e tij.

Vladi bashkë me dy persona të tjerë, po punonin për zhbllokimin kufizimit mbi lumin ku ndodhen dy HEC-et.

Në një moment kur 27 vjeçari po përpiqej të pastronte kanalin, humbet kontrollin duke rënë në ujë.

Dy kolegët e tij përpiqen ta shpëtojnë, por rrjeta e lumit e merr atë përpara./shqiptarja

Loading...