Forcat ajore ruse kanë kryer “sulme masive” me bombarduesit me rreze të gjatë dhe raketa kundër objektivave të Shtetit Islamik në disa pjesë të Sirisë.

Tani forcat ruse do të bombardojnë edhe në çisterna të naftës që transportojnë naftë në zonat nën kontrollin e ISIS-it, tha komandanti i aksionit ushtarak rus në Siri, gjenerali Andrew Kartapolov.

Agjencia e lajmeve RIA Novosti citon Kartapolov i cili tha se janë sulmuar objektivat në krahinat e Raqqa, Idlib dhe Deir el-Zor, duke specifikuar se bombarduesit Su-34 për herë të parë kanë kryer sulme ndaj objekteve të naftës nën kontrollin e ISIS.

Për të mërkurën ishin planifikuar 100 sulmet ajrore, të cilat deri në orën 13 janë kryer 59 dhe u shkatërruan 149 objektiva terroriste.

Loading...