Momenti kur Dua fitoi çmimin ‘artistja më e mirë femër’ (VIDEO)

Dua Lipa ka rrëmbyer një nga pesë nominimet e saj në natën magjike të Brit Awards.

Ajo ka fituar çmimin e parë në BRIT Awards, e që është “artistja më e mirë femër” në Britani.

Çmimi i parë që u nda në këtë eveniment muzikor ishte çmimi për Këngëtaren më të mirë britanike dhe atë e fitoi pikërisht këngëtarja shqiptare.

Në fjalimin e saj, ajo i ka falënderuar fansat e saj dhe menaxherët që kanë besuar te ajo, ekipin e saj, miqtë dhe familjet.

“Faleminderit shumë, shumë që nisët jetën time në mënyrë kaq magjike, jam aq mirënjohëse për këtë”, tha Dua.

Ajo gjithashtu falënderoi edhe shumë njerëz, duke shtuar se “do të falënderonte çdo femër të vetme që ka qenë në këtë fazë përpara meje dhe që iu ka dhënë vajzave si unë një vend për t’u frymëzuar”.

Për këtë çmim, 22-vjeçarja ishte në konkurrencë me Paloma Faith, Kate Tempest, Jessie Ware dhe Laura Marling.
Dua konkurron edhe në katër kategori të tjera, ndërsa ishte bërë femra e parë që nominohej në pesë kategori.

Albumi britanik i vitit, Shpërthimi britanik, Kënga më e mirë britanike e vitit dhe Videoklipi më i mirë britanik i vitit – janë kategoritë tjera ku shpresojmë që të fitojë këngëtarja shqiptare.

Loading...