Kuriozitete

Momenti kur metro e zvarrit nëpër tokë gruan e cila ishte bllokuar në derën e tij (Video)

Një grua raportohet se është lënduar rëndë, pasi ajo është bllokuar në derën e një metro. Në këtë mënyrë metro në Romë të Italisë e ka tërhequr zvarrë atë.
Gruaja me nënshtetësi të Bjellorusisë, Natalya Garkovich, 43 vjeçare nuk mund të largohej, pasi një rrip që kishte të vendosur në dorë i mbeti në derën e metros.
Pamjet e tmerrshme tregojnë se si qytetarët e tjerë që gjenden aty mundohen t’i ndihmojnë asaj, por pa sukses.
Është e paqartë nëse ajo ishte në gjendje për të liruar vetën nga dera para se ajo të zvarritej në tunelin nëntokësor.
Raportohet se rripi duhet të ketë qenë mjaft i hollë për të shkaktuar sensorë që automatikisht njoftojnë shoferin se dikush është mbërthyer.
Në anën tjetër, shoferi thuhet të ketë qenë i përqendruar për të ngrënë një sandviç.
Kliko videon me poshte…

To Top