“Monstra”, Bedri Ajdari: Dëshmitari “E1” është i rrejshëm dhe kriminel

Pas mbarimit të seancës gjyqësore për rastin “Monstra”, Bedri Ajdari, familjar i të akuzuarve tha se dëshmitari i koduar “E1”, është i rrejshëm dhe kriminel, i cili, sipas Ajdarit, është i kurdisur nga qarqet e ndryshme për të mbuluar rastin.

“E dini ju vazhdimisht se si ka ndodhur me dëshmitarët të cilët i kanë përdorur dhe kur u është zbuluar identiteti, të gjithë kanë dalë se janë të rrejshëm apo kanë ndonjë hall tjetër, me dhunë apo janë kriminelë të vërtetë. Unë mendoj se ky është një kriminel i cili pas vetes ka një bagazh të dënimeve, ka vjedhje të rëna e shumë gjëra, të cilat ky vet i ka bërë dhe tash në pazar mendon se edhe nëse i zbulohet identiteti, edhe nëse dënohet sipas ligjit, është më pak se sa i kanë falur, kjo do të thotë ende vazhdon procesi me dëshmitar gjoja të rrezikuar, gjoja të mbrojtur, a në fakt ata janë gënjeshtar dhe e hutojnë edhe gjyqësorin, edhe familjet, por edhe opinionin”, ka thënë Ajadri duke shtuar se në mungesë të argumenteve, përdoret kjo metodë me ndonjë dëshmitar i cili vazhdimisht gënjen.

I pyetur nëse kanë besim në Prokurorinë Speciale Publike, Ajdari tha se ata kanë besim në prokurorinë, por nëse nuk ju prezantohen të gjitha faktet, as ata nuk kanë çfarë të bëjnë.

“Shtatë vite nuk është dhënë vetura e cila përmendet në rastin, tash pas shtatë vitet është e mundur, pse atëherë nuk është mundur e tash mundet, pse atëherë nuk janë lejuar disa pyetje të palës mbrojtje, tani lejohen. Kjo donte të thotë se këtu ka pasur vazhdimisht manipulim dhe për këtë arsye ata shërbehen me një si tipi i këtij njeriu që sot dëshmon, e kush e dinë se në çfarë halli është”, ka deklaruar më tej Ajdari.

Loading...