“Monstra”, Raufi: Dëshmitari dha deklaratë të rrejshme

Pas përfundimit të seancës së sotshme gjyqësore, avokati i të akuzuarve në rastin “Monstra”, Naser Raufi tha se dëshmia e dëshmitarit mbrojtës nuk është identike me dëshminë e dhënë nga seanca e mëhershme. “Dëshmitari nuk e di se nga kush, por është i udhëzuar të dëshmojë rrejshëm”, deklaroi Raufi.

Avokati deklaroi se seanca e mëhershme shpejtohej në dëshminë e të njëjtit dëshmitar, i cili edhe atëherë dëshmoi rrejshëm dhe për këtë i tërë procesi filloi nga fillimi. “Dëshmitë kontraverse të dëshmitarit nuk kanë sjell deri tek një dëshmi e re, ndërsa tani përsëri e dëgjuam”, deklaroi Raufi, njofton Shenja.

Loading...