Liljana Cerri
Është bërë traditë kudo degjojme vrasje ne emer te dashurise. Me shpjegoni dicka kush dhe si mund te vrasesh ne emer te dashurise?! Me cfare te drejte?! Kush jeni ju?! Uleni neper tavolina predikoni moral shisni nder por ne mendjet tuaja kurveria ka kapur majat e shfrenimit te mendjes njerezore. Visheni bukur mbuluar cdo gje ulni kokat nuk flisni sepse keshtu shisni moral ndershmeri por sapo u jepet rasti zhvisheni dhe I leshoheni kenaqesive fizike. Mbani robina ne shtepi dhe u versuleni grave e burrave te botes ju pikerisht ju moralistat dhe pastaj ktheheni ne shtepi si burra/gra te devoteshme e te respektuar. Degjoj mjerisht nusja me dashnorin vret burrin e vjerren. Po pse moj lumadhe lyen duart me gjak kur ekziston ndarja divorci pse pse?!! Kur ke mundesi te ndertosh folene e dashurise me ate qe ke dashur gjithemone pse arrin ne kete pike,kush te detyron, pse duhet te vrasesh kur mund te jetonit edhe ca vite ne kete bote?! Ahh po harrova ju ishit dy moralista qe donit edhe familjet edhe dashnore te ishit. Ju jeni ata qe mbas perdes bertisni zhdukni moralistat qe te bredhim te lire por ne paradoks me realitetin jeni ju pikerisht ju ne skene profesorat e moralit . Hapini syte o njerez dashuria dhurohet aty ku do zemra , jetohet kur duan shpirtrat prandaj ndahuni nga ata qe nuk I doni mos u merrni jeten, divorcohuni pa u bere vrases dashuroni paster pa u ndjere te perdale. Ju moralistat e kohëve moderne që bridhni kudo duke share të tjerët por që vetë jeni të zhytur në llumin e kurverisë, ju, pikërisht ju jeni dëmtuesit e kësaj shoqërie dhe jo ata që për hir të dashurisë ndahen dhe ndjekin ëndërrat dhe dashurinë e zemrës.
Jetoni , dashuroni, martohuni, ndahuni e bëni çfarë të doni, por lerini njerezit te jetojne e te vdesin kur ka urdheruar I madhi Zot jo kur tju urdherojne deshirat tuaja perverse.

Loading...