Nafie Selmani
Më 30 Shtator diten e mbajtjes se Referendumit 50 % e votuesve janë gra. Prandaj ju të respektuara TV, para se te perfundoje fushata për Referendumin është mire ta ndryshoni pak këtë përbërjen e pjesëmarrësve në ato debatet që po i organizoni natë e ditë e që më shumë po ngjasojnë në oda e kuvende burrash, dhe të ftoni edhe gra. Vec mos thoni se nuk ka, ka – detyrë e juaja është t’i gjeni e kerkoni. Jam e sigurte se cila do grua që do të merrte pjesë në ato debate, nuk ka asnjë mundësi të shkretojë sa ato disa burra që lane namin duke mos thënë asgjë më shumë se sa ca tituj portalesh, ose që po japin parashikime profetiane siç bënë një natë ne nje debat kur një pjesemarres tha do te dalin 900 mijë votues, një tjetër aty parashikoi 650 mije, një tjetër s’me kujtohet sa tha, mungoi veç ta precizojnë numrin e sakte te daljes deri në një e të thonë psh: do te votojnë 1 milione e 361 mije e 126 votues. Nga keto burra “analiste/eksperte-politikë” i kemi mesuar më permendesh shprehjet legjendare si: ‘momenti historik per Maqedonine’ , ‘shansi historik’ , ‘kthesë vendimtare’ , ‘rruga qe hap perspektiva te reja’, etj te ngjajshme te riperseritura e sterthena. Edhe grate dine t’i thone keto, pa merak. Ani – ata disa burra – qe vet e kane shkaterruar të tashmen e femijeve tane sa me lehtesi po llomotisin sot: ‘te mendojme per ardhmerine e femijeve’! Per cilet femije po flisni, per keta qe shkaku i grykesise tuaj i rritem në skamje e me njiqind halle, ne shkolla qe me shume u ngjajne shtallave, me mesues te partizuar, e qe ne teste na dalin me rezultate deshperuese e per keqardhje?!
Po nejse, kthehemi te grate, nëse nuk është i rendësishëm mendimi i tyre sot për këtë çështje, a mos i bie që nuk është e nevojshme as vota e tyre?! Është shumë bile, se aty ku po pretendojmë te shkojmë përmes këtij Referendumi, pra në NATO-ka përveç tjerash edhe diçka që quhet Komiteti për perspektivat gjinore, që më herët është quajtur Komiteti i Grave në forcat e armatosura dhe se NATO realizon shume aktivitete në promovimin e grave në këto FORCA. Eh pra s’mund të ketë edhe NATO/BE edhe pa gra.
30 Shtator 2018, Maqedoni – Referendumi ku do te votojnë burra dhe gra, vajza dhe djem!
Gjithsesi edhe une do te votoje, me shprese se ne ate NATO dhe BE nuk ka vend per te lartpermendurat dhe te tillet si keta disa.

Loading...