Mos hëngrën shpulla ministrat në Llabunishtë, që u ndien si në Çair?

“Sot në Llabunishtën tonë shqiptare, u ndjeva si në Çairin tim. Me delegacionin e ministrave, që i priu kolegu Pishtar Lutfiu gjatë hedhjes së gurthemelit të sallës në fsh Llabunishtë”. Wshtë ky postimi në facebook i ministrit të ekonomisë Driton Kuçi pas vizitës në Llabunishtë, ku u vendos gurthemeli i një shkolle. Ai bashkë me ministrin e ekologjisë Bashkim Ameti kanë shoqëruar në këtë eveniment ministrin e arsimit, Pishtar Lutfiu (në mungesë të më shumë projekteve, shumica e funksionarëve të BDI-së shpeshherë bëjnë turr në një vend). Mirëpo ajo që më së tepërmi ka ngjallur kurreshtjen e komentuesve në rrjetet sociale është krahasimi i Llabunishtës me Çairin, transmeton Gazeta Lajm. Shumë komentues kanë pyetur mos ndoshta ndonjë ministër i BDI-së ka marrë ndonjë shuplakë edhe më Llabunishtë, duke aluduar në informacionin e para dhjetë ditëve, kur u njoftua se një ministër ka hëngër një shapullë në Çair.

Loading...