Për Ministren e Punës dhe Politikës Sociale,

Milla CAROVSKA

E nderuar,

E vlerësoj lartë përgaditjen dhe profesionalizmin tuaj për detyrën publike që ushtroni, megjithate po ju sygjeroj me sa vijonë ;

Më rastisi të shohë në DPB- Tetovë dhe në Qendrën Sociale -Tetovë grumbull të qytetarëve që RIdorëzojnë dokumentacionin për të drejtën e fituar prindore për fëmijnë e TRETË.

Zonja ministre, po kur duhet që ju të zbatoni GIJONTINËN në procedurat administrative aq shumë të propagnduar. Ju lutem kujt ju kujtua që të malltretojë dhe ti shtynë qytetarët në shpenzime të panevojshme për të drejtën e lartëshnuar veç më të fituar, të sigurojnë në Drejtorinë e Punëve të Brendshme edhe vërtetim për vendbanimin e tyre. Po ministre, pse duhet një vërtetim i tillë për palën që bashkangjet letër njoftim BIOMETRIK, pse duhet këta qytetarë të presin e të malltretohen dhe të presin me javë të tëra për atë vërtetim ? Madje , po pse ministria që po drejtoni ju nuk e zbaton ligjin për bashkëpunim në mes organeve dhe të dhënat që kërkon ligji të sigurohen ( Exo ficio ) pa malltretuar qytetarët.

Madje pse nuk po zbatoni Gijontinën në procedura e tilla , përsëri ju pyes PSE.

Zonja CAROVSKA askush nuk ka të drejtë të malltretoj qytetarët në cilësi të palës, Ju paguheni nga ata për ti shërbyer më shpejtë dhe me sa më pak shpenzime.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit si duket është deri në muajn mars, Ju lutemi të ndërmerni masa për zbatimin e proceduarave pa malltretuar qytetarët dhe administratorët shtetërorë.

Kuptojeni këtë sugjerim me dashamirësi, mirëpo nëse nuk ndërmer hapa për këtë , do më duhet ti shkruaj Kryeministrit Zaev, mbase edhe do ti shkruajë se ju më shumë flitni sesa punoni.

Zonja Carovska , qytetarët vlerësojnë me ate që bëni e jo me ate që thoni !

Me rrespekt .

( Një qytetarë )

( q. aliu )

Loading...