Ilir Mustafa

A ka ironi më të madhe? A ka nënçmim më të madh për intelegjencën e shqiptarëve, se kur Artan Grubi, që disa herë e ka votuar Nikolla Gruevskin për kryeministër, del e aktron që gjoja po u bën apel deputetëve të VMRO-DPMNE-së të votojnë në drejtim të anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE.
Artan Grubi, që deri dje votonte Nikolla Gruevskin kryeministër (bashkë me të edhe Gordana Jankullovskën ministre të punëve të brendshme, e Sasho Mijallkovin drejtor të DSK-së), sot mundohet të na shitet si kontribuues i madh për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Thuajse shqiptarët nuk e dinë që po të mos ia kishin “qorruar” njërin sy BDI-së (duke e lënë nga 20 me 10 deputetë), një zot e din edhe sa e sa herë Artan Grubi do ta votonte Nikolla Gruevskin për kryeministër. Një zot e din edhe sa e sa takime do të realizonte Nikolla Gruevski (i zgjedhur si kryeministër i Maqedonisë me votën e Artan Grubit) me Vlladimir Putinin. Kuptohet sikur të mos ia kishin qorruar shqiptarët një sy BDI-së.
Shqiptarët e dinë shumë mirë se interesimi i tij për në NATO dhe BE është aq sa interesimi i Xhevat Ademit për “Shqipërinë e Madhe” (i përshkruar në mënyrë detale në 13 faqet e famshme, që kam pasur rast personalisht t’i lexoj).

Mirëpo rezultatet e referendumit në Kërçovë treguan se pa ja qorruar edhe syrin tjetër BDI-së, e vështirë do të jetë rruga e Maqedonisë (drejt NATO-s dhe BE-së). Artani ne të vazhdojë të bëjë apele deputetëve të VMRO-DMNE-së dhe të ju sqarojë fermane.
Shqiptarët me të drejtë po i presim zgjedhjet e ardhshme me qejf, që “shejtanit” të cilit ia qorruan njërin sy, t’ia qorrojnë edhe syrin tjetër. Sepse “Shejtani edhe me një sy bën shumë sherr”, thot fjala e urtë popullore.

Loading...