Sa kanë ndryshuar reperët shqiptarë ndër vite

Muzika shqipe sidomos ajo rep po evulon çdo ditë me kohën, ajo nuk po pëlqehet vetëm nga dëgjuesit vendorë por edhe ata ndërkombëtarë, e nuk janë pak në numër reperat për të cilët ndër vite po korrin sukses në zhanrin e tyre. Mosha për ta po cilësohet vetëm numër, shkruan rtv21.tv

Gjinia mashkullore si duket po dominon tani për tani në tregun muzikor, përfshirë këtu edhe reperët e rinjë edhe ata që zhvillojnë këtë lloj rryme muziore nga vitet e 90ta dhe 2000. Por, a ju kujtohen ata në fillim të karrierës së tyre, çka ka ndryshuar nga stili, dukja dhe muzika që ata po zhvillojnë, a janë ende grupe apo si reperë të pavarur?!

Dj Blunt dhe Real One të cilët në fillim ishin të njohur si NR bashkë me BimBimma-n dhe Ergenin , ishte mosha 14 vjeçare kur ata filluan këtë rrymë muzikore ndërsa 3 vjet më vonë nxorrën albumin e tyre të parë “Egjeli”. BimBimma tani është pjesë e label-it PINT, Ergeni ka kohë që është shkëputur nga muzika, ndërsa Blunt dhe Real njihen si ShaolinGang.

Image result for blunt and real one shum classy

Image result for djblunt dhe real one 2005

 

Tingulli i 3nt janë aktiv që nga vitet e 90. Ata kanë bërë revolucion në muzikën rap në trojet shqiptare, ndër këngët e tyre më të njohura janë: “Llokum me arra”, “Ai është i 3nt”, “Dridhe”, “T2” e shumë hite të tjera. Getoari dhe Geti vazhdojnë të jenë pjesë e BabaStars edhe pse ka një kohë që ata nuk kanë ardhur me një këngë si dyshe.

Image result for tingulli i 3nt

Image result for tingulli i 3nt

Unikkatili, reperi më i veqantë i trojeve shqiptare, madje nga shkrimtari i madhë Ismajl Kadare ai u cilësua si poet. Këngët e tij dëgjohen ndër vite edhe pse ai asnjëherë nuk e mori mundin që t’iu bëj atyre videoklipe. Vlen të përmenden këngët si: “Kanuni i Katilit”, “Shota”, “Diss Hysen” e shumë të tjera që kanë thyer rekorde dëgjueshmërie dhe vazhdojnë të dëgjohen edhe sot. Veçantia e këngëve të Unikkatili është mesazhet që ai përçon përmes muzikës së tij.

Image result for unikkatil

Dikur një grup tani të pavarur. Skillz debutoi në tregun muzikor me këngën “Krejt i kom”, që nga atëherë ata u bënë ndër reperët më të dashur për të rinjë. Nuk mund të harrohen këngët si:”VIP”, “Ah Femnat”, “Wu ça po shoh” etj. Ledri më pas pauzoi për dy vjet pasi vendosi të shkëputet nga labeli BabaStars dhe grupi Skillz, ai u kthye më pas fuqishëm me “100 probleme” por jo si pjestar i një grupi. Edhe Visar Shala i cili për vite me rradhë ishte pjesë e BabaStars u largua nga ky label këtë vit dhe vendosi që të vazhdojë i vetëm.

Image result for ledri vula dhe visar shala

Image result for ledri vula dhe visar shala

Etno Engjujt tani vetëm Etnon, prezent në skenën muzikore që nga ’97ta, veqanti e muzikës së tyre është përzierja e rap-it me muzikë të instrumenteve etnike. Ndër këngët e tyre të njohura vlen të përmendet “hiti i pavdekshëm” që është “Albania”. Genci dhe Miloti vitet e fundit kanë provuar që të sjellin këngë ndaras edhe pse të dy janë pjesë e label-it BlackFish.

Image result for etno engjujt albanian

Related image

Mc Kresha dhe Lyrical Son dikur si reperë të vetëm dhe tani në një label muzikor PINT. Festimi apo ndryshe Lyrical Son u bë i njohur në bashkëpunimin me Etno Engjujt të titulluar “Albania”, ai ka edhe këngë të tjera si: “Hot Shorts”, “Sexy Linda”, “Estrad”, “Aprilili” e shumë të tjera. Mc Kresha u pa në bashkëpunime të ndryshme me shumë këngëtar dhe reperë të tjerë por suksesi i tij mori hov me publikimin e këngës “Lej flleshat”. Që të dy janë pjesë e PINT dhe përveç këngëve solo sjellin edhe shumë bashkëpunime.

Image result for mc kresha dhe lyrical son

Image result for mc kresha dhe lyrical son

Lumi B dhe Vig Poppa ishin grupi i quajtur KAOS, sa herë që përmendet ky grup është e pamundur të mos kujtohet hiti i tyre “HEY”. Ata kanë marrdhënie shumë të mirë shoqërore, Lumi B është më aktiv në skenën muzikore ndërsa Vig Poppa herën e fundit u pa në një bashkëpunim me Argjentina Ramosaj.

Image result for kaos lumi b dhe vig poppa

Image result for kaos lumi b dhe vig poppa

E veçanta e këtyre reperëve është suksesi i tyre që nuk po lëkundet dhe nuk po rrezikohet as me ardhjen e gjeneratave të tyre, madje këngët që ata krijojnë pëlqehen më së shumti nga moshat e reja dhe janë ndër artistët më të kërkuar të tregut./21Media

Loading...