Presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin do të takohen në samitin e G20-ës në Buenos Aires, deklaroi sot kryediplomati rus Sergei Lavrov.

“Moska dhe Uashingtoni e kanë konfirmuar publikisht”, deklaroi Lavrov sipas citimeve të bëra nga agjencia ruse e lajmeve, Interfax.

Liderët e Grupit të 20 ekonomive më të fuqishme do të mblidhen në Buenos Aires për një samit dyditor nga 30 nëntori deri më 1 dhjetor.

Loading...