Patriarkana e Lartë mund të njoftojë autoqefalinë e kishave të cilat dëshirojnë të kenë pavarësinë, edhe pa pajtimin e pa pajtimin e kishave tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë vendim e ka marrë mbledhja hierarkike e Patrikanës së Lartë në takimin e mbajtur në Stamboll nga 1 deri më 3 shtator, ndërsa praktikisht donë të thotë se kisha ruse dhe serbe nuk do të mund të pengojnë pavarësinë e kishës së Ukrainës dhe Maqedonisë, përcjellin mediat bullgare News bg.

Patriarku i Lartë Bartolomeu kujtoi se Kisha Ortodokse e Rusisë pa konsultime me Patriarkanën e Lartë me shekuj ka vepruar e pavarur, duke marr si shembull Mitropolitin e Kivit.

“Moska për shumë shekuj udhëheq me mitropolitin e Kiveit pa e diskutuar këtë me Konstantinopojën”, tha Bartolomeu.

Loading...