Sot po mban mot me shi të përcjellë me bubullima dhe me erë të fortë veriore. Lokalisht mund të paraqiten edhe procese më intensive në formën e stuhisë, si dhe reshje më të mëdha të shiut, mbi 20 litra në metër katror.

Temperatura minimale do të jetë prej 13 deri në 22 gradë celcius, ndërsa temperatura ditore e ajrit do të lëvizë prej 16 deri 28 gradë celcius. UV vlera do të arrijë 4.

Në Shkup dhe rrethinë moti i ngjashëm me temperaturë prej 20 deri në 24 gradë celsius.

Të martën do të vazhdojë të fryjë erë e fortë veriore, ndërsa në pjesët lindore ende do të ketë kushte për shi lokal. Temperatura ditore në dy ditët në vazhdim do të ketë rënie të konsiderueshme.

Loading...