Gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, njofton Klan Kosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Loading...