Rajon-Botë

Moti i keq godet Britaninë, aeroplani “rrëmbehet” nga erërat e forta (Foto/Video)

a111-780x439

Erërat me një shpejtësi 100mph kanë goditur sot Britaninë e Madhe, gjë që ndër tjera ka bërë që vendi të vuante edhe ndërprerjet e energjisë elektrike dhe kaos në komunikacion.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 2,000 shtëpi mbetën pa energji elektrike në North East, kur një kamion u rrotullua në Forth Bridge, afër Edinburgut.

Gjithashtu thuhet se pemët dhe muret ranë mbi Northumberland, me një rrugë në qendër të qytetit të Newcastle të mbyllur për shkak të dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta.

Ndërkohë bëhet e ditur se në aeroportin e Leeds Bradford ka patur vështirësi të aterrimeve të aeroplanëve.

Ka qenë fluturimi BE729 i cili ka tentuar që të aterronte në këtë aeroport, por kishte pasur shumë vështirësi për shkak të erërave të forta.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top