Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira mesatare. Gjatë pasdites në pjesët perëndimore dhe jug-perëndimore të vendit do të ketë reshje të shiut, stuhi dhe erë të përforcuar.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 11 deri 20 gradë celcius, ndërsa temperatura maksimale ditore do të arrijë prej 29 deri në 36 gradë celcius.

Në Shkup dhe rrethinë moti përafërsisht i njëjtë. Temperatura minimale do të jetë 17 gradë celcius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 34 gradë celcius./Telegrafi/

Loading...