Moti sot në Maqedoni

Dielli
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Pasdite do të ketë jostabilitet lokal me reshje të mëdha të shiut dhe bubullimë, veçanërisht në rajonet malore në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit.

Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej 14 deri 21 gradë, ndërsa e ditës prej 30 deri 37 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë paradite moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla, ndërsa pasdite do të ketë erë e dobët nga veriu. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 19 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 35 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 8.

Në periudhën e ardhshme moti në një pjesë të madhe të vendit do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa në orët e pasditës me paraqitje lokale të reshjeve të përkohshme të shiut dhe bubullimë. Proceset do të jenë më intensive në pjesët perëndimore dhe jugore të cilat nuk do të jenë intenzive.

Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshim të madh, më të larta do të jenë të enjten, prej 31 deri në 38 gradë, ndërsa gjatë fundjavës më të ulta, prej 28 deri në 35 gradë Celsius. Në fillim të javës së ardhshme, temperaturat sërish do të jenë në rritje të vogë.

Loading...