Mourinho: Asnjë luftë mes nesh, kurrë nuk kam qenë kaq i lumtur me Pogba

Jose Mourinho thotë se “kurrë nuk ka qenë kaq i lumtur” me Paul Pogba dhe mesfushori francez do të jetë kapiten edhe kundër Brighton e Hove Albion. Pogba “tronditi” pas performancës së tij në fitoren e së premtes së kaluar ndaj Leicester City, kur tha se gjithmonë do të përpiqet të luajë për tifozët dhe shokët e ekipit. Por, ai gjithashtu pretendoi: “Ka gjëra që mund t’i them dhe të tjera që nuk mund t’i them…, përndryshe unë do të gjobitem”.

Komentet duket se sugjeronin mosmarrëveshjet mes tij dhe trajnerit Mourinho. Mediat kanë kohë që raportojnë se ata kanë një marrëdhënie të vështirë, që rrjedhin nga sezoni i kaluar, kur Pogba u ul në stol për ndeshjet kryesore kundër Liverpool dhe Sevilla.

Mourinho, megjithatë, këmbëngul se është i kënaqur me përpjekjet e yllit të Francës në stërvitje dhe ka goditur përsëri raportet mediatike, që flasin për një mërrëdhënie të ngrirë mes tij dhe ish-lojtarit të Juventusit. “E vërteta është se ne jemi së bashku prej dy vitesh e disa javë dhe nuk kam qenë kurrë aq i lumtur me të, ashtu siç jam tani. Kjo është e vërteta, – tha portugezi përpara përplasjes me Brightonin.

– Nuk mund të kërkoj më shumë prej tij. Pogba erdhi këtu të hënën e kaluar, përpara ndeshjes me Leicester. U stërvit për tri ditë, kërkova mbështetjen e tij dhe ai dha kontributin e duhur në një ndeshje të rëndësishme për ne. Ekipi kishte vështirësi dhe ai e bëri këtë, bëri më mirë se sa mund të prisnim.

Kur ai thotë se e ka bërë këtë për tifozët dhe për ekipin, është pikërisht ajo që dua, pikërisht ajo që kërkoj nga lojtarët e mi. Ai është duke punuar mirë, duke luajtur mirë për tifozët, për ekipin, dhe kjo është ajo që dua. E përsëris, nuk kam qenë kurrë më i lumtur me të”.

I pyetur se çfarë mendonte për vërejtjet e Pogba pas fitores 2-1 kundër Leicester, Mourinho u përgjigj: “Nuk më intereson, dua që ai të luajë mirë, të luajë për ekipin, për tifozët dhe kjo është ajo që bëri. Mos shkruani atë që dëshironi për të, për mua, ju lutem mos i thoni gënjeshtra, mos e vendosni në një situatë ku njerëzit mund të mendojnë se ai nuk është i sjellshëm.

Ai është shumë i sjellshëm, ndërsa kurrë nuk ka pasur luftë me mua. Asnjëherë nuk kemi pasur një shkëmbim të fortë fjalësh, nuk kemi asnjë problem. A është ai kapiteni? Jo, kapiteni është Antonio Valencia. Ai ishte zgjedhja ime, një proces që filloi nga sezoni i kaluar.

Ne menduam për Pogba: ai është një djalë i ri, personalitet i mirë, por normalisht një lojtar “fillestar” për shiritin. Paul ka kushte që të jetë një kapiten në të ardhmen. Nuk mendoj se Antonio do të luajë në ndeshjen e ardhshme, ndaj Pogba do të jetë kapiten përsëri”.

Loading...