Mourinho me një këmbë jashtë “Old Traford”-it, ja emrat që mund ta zëvendësojnë

Jose Mourinho është me një këmbë jashtë Manchester United, dhe tashmë, kanë filluar të hedhin hipotezat për pasuesin e tij në krye të “djajve të kuq”. Pak kohë më parë ishte francezja “L’Equipe”, që bënte me dije se Zinedine Zidane, ishte një hap pranë stolit të Manchesterit, edhe pse të shumtë ishin ata që deklaruan se Mourinho do vazhdonte të paktën deri në fund të sezonit. Tashmë, sajti “goal.com”, harton një listë me emrat Mauricio Pochetinos, aktualisht tek Tottenhami, Antonio Conte dhe Zinedine Zidane, për momentin pa skuadër, si dhe Allegri, Rayan Giggs, Leonardo Jardim apo edhe Loront Blanc. Gjithsesi, më i avantazhuari mbetet padyshim Zidane. Në orët në vijim, priten edhe zhvillime tek “djajtë e Manchesterit”.

Loading...