Jose Mourinho ka një problem të madh. Ai gjatë këtij sezoni ka përqindjen më të ultë të fitoreve, nga të gjithë menaxherët paraprakë, të shkarkuar nga Roman Abramovich

Me kalimin e çdo disfate dhe konference për shtyp me plot tension, Jose Mourinho i afrohet gjithnjë e më tepër largimit nga Stamford Bridge. Menaxheri në telashe i Chelseas është në “prag” të shkarkimit nga detyra tashmë disa javë, pas rezultateve të dobëta të ekipit gjatë këtij sezoni. Por, ai ende është në bankinë.

Për një pronar të klubit si Roman Abramovich, i pamëshirshëm në shkarkimin e trajnerëve, kjo është diçka e befasishme. Ku qëndron bilanci i Mourinhos këtë sezon me atë të paraardhësve të tij? Rezultati mund t’ju habisë. Prej kur Abramovich mori drejtimin e klubit më 2003, shtatë nga dhjetë emërimet në postin e menaxherit kanë përfunduar me largime të parakohshme.

Dy të tjerë, Guus Hiddink dhe Rafael Benitez, u larguan nga Stamford Bridge pas skadimit të kontratave të tyre afatshkurtra. Andaj, ku qëndron përqindja e fitoreve të portugezit në dallim me paraardhësit e tij që u shkarkuan nga detyra? Këtë sezon, bilanci i Mourinhos prej gjashtë fitoreve në 18 ndeshje i sjell atij një përqindje prej 33.3, që është më e ulëta e cilitdo menaxher të shkarkuar nga Abramovich në sezonin e tyre të fundit në klub. Ish-trajneri i Real Madridit po ashtu mban një tjetër rekord negative.

Ai ka fituar vetëm tri prej shtatë ndeshjeve të para, para largimit të tij gjatë stinorit 2007-08. Kjo, megjithatë është vetëm një prej shumë statistikave që flasin kundër tij. Një krahasim më i mirë është ai se Roberto Di Matteo, kontrata e së cilit u shkëput pas vetëm 19 ndeshjesh më 2012/13, erdhi pas 11 fitoreve, dhe përqindjes prej 57.8 për qind, larg më e lartë se ajo e Mourinhos që ende mbetet në detyrë.

Chelsea, klub që shkarkon lehtë

Siç dihet, edhe para largimit të Mourinhos tetë vjet më parë, bankina e Chelseas ka qenë më e luhatshmja në Premierligë. Rikthimi i Mourinhos shënoi emërimin e dhjetë në postin e menaxherit pas po aq vitesh në Stamford Bridge – sa do që mund të tingëllojë e çuditshme – aventura e tij e dytë është duke shënuar një besim të rrallë.

Largimi i Mourinhos do të dërgonte mesazh tek shumë trajnerë të mëdhenj që nuk e kanë pasur rastin të punojnë në Chelsea, se posti tek “Blues” është pothuajse i pamundur.

Loading...