Mozzik është një ndër reperët më aktiv të skenës muzikore shqiptare.

Mozzik vite më parë ka qenë pjesë e labelit “On Records”, nga i cili tash e një kohë është shkëputur.

Përmes rrjeteve sociale, reperi ka bërë të ditur që ka nënshkruar me kompaninë muzikore “Sony ATV”.

Lajmin e ka konfirmuar vetë reperi përmes një fotografie, ku u shfaq përkrah ekipit të “Sony ATV”.

“SONY ATV 🔥🔥 Marrëveshja u bë✅
DankBar 🙏🏻 #Mozzik #2euro@sonyatvgermany @alexziem @karipoche@doppelrichard @opo0103“, ka shkruar ai.

Kjo kompani, njihet si botuesi më i madh muzikor në botë dhe menaxhon me veprat e Michael Jackson, Leonhard Cohen, Lady Gaga, Kraftwerk, Wincent Weiss dhe Max Giesinger.

Loading...