Rep artisti i njohur shqiptar, Mozzik ka paralajmëruar këngën e tij më të re.

Kënga titullohet “Stari Mahallës”  dhe pritet të publikohet së shpejti, shkruan rtv21.tv

Këtë e ka bërë të ditur vet artisti përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka publikuar një video teksa e këndon këngën. “Yaaaaa maaan !!! 😮🚨🚨 Mesiguri i’u kujtohet ” Cari Mahallës ” E tash i ka ardh reni ” Stari Mahallës ” Bone tagg shokin / shoqen e mahalles😇 Bless 1 ! #2EUROMUSIC @djaboom”, ka shkruar Mozzik në videon e publikuar.

Kujtojmë që kënga e fundit e artistit është “Para Siempre” në bashkëpunim me Getinjon, e cila deri më tani ka marrë mbi 2 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media

Loading...