Maqedoni

MPB: Arrestohet A.A. nga Zajasi

policija-4-640x427-620x330

 

A.A (42 ) nga fshati Zajas i Kërçovës në  mjediset e Spitalit Klinik të  Tetovës është  therrë  me thikë  nga vëllai i nusës së tij.

Dhëndri A.A. dhe vëllai i nuses M.D (30), kishin shkuar për t’i bërë një vizitë gruas së A.A. dhe motrës së M.D., në “Gorno Strogomishte” në Kërçovë, por vëllai i shqetësuar nga gjendja e rëndë shëndetësore për motrën e saj, ka filluar ta akuzoj dhëndrin për gjendjen e motrës. Ai ka nxjerrë thikën dhe e ka therrë dhëndrin në shpatulla, si dhe në këmbën e majtë, njofton policia e Tetovës.

A.A ka marrë lëndime serioze, por është jashtë rrezikut për jetë. A.A. është hospitalizuar për kurim të mëtutjeshëm. Vëllau i nusës është larguar, por pas një kohë personalisht është denoncuar në polici në Tetovë.

Policia me praninë e prokurorit publik kanë bërë inspektim në vendin e ngjarjse, thika dhe gjurmët e tjera janë dorëzuar për analiza të mëtutjeshme.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top