Ministria e Brendshme ka identifikuar njërin prej sulmuesve të gazetarëve të protalit A1.on  në protestat e 28 shkurtit. Sipas burimeve të Alsat M, ndaj njërit prej të dyshuarve është ngritur padi penale nën dyshimet se ka kryer dhunë, në bazë të nenit 386 të Ligjit për procedurë penale. Nga MPB njoftojnë se hetimet për kapjen edhe të autorëve tjerë të mundshëm janë në vijim e sipër. Ndërkohë, jo zyrtarisht mësohet se ministri i Brendshëm Agim Nuhiu, nesër do të zhvillojë një takim me kryetarin e SHGM-së Naser Selamani. Më 28 shkurt gjatë protestave ekipi i A1on derisa po tentonte të filmonte një aktivitet të protestuesve nga Porta Triumfale u sulmuan fizikisht nga disa protestues. Gazetari Aleksandar Todevski dhe operatori Vladimir Zhelçevski pësuan lëndime trupore./Alsat-M

Loading...