Me rastin e sulmeve terroriste në Paris, e në drejtim të shqyrtimit të gjendjeve dhe ngritjes së nivelit të sigurisë dhe mobilitetit të policisë, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot mbajti kolegjium me udhëheqësinë më të lartë në MPB.

Në kolegjium, siç informoi MPB-ja, është konstatuar se për momentin nuk ekziston kanosje konkrete për sigurinë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe u miratuan disa konkluzione të cilët menjëherë do të realizohen.

“Do të përforcohet siguria në dhe rreth objekteve të cilët janë funksion të policisë, do të përforcohen masat dhe aktivitetet gjatë sigurimit të tubimeve dhe manifestimeve sportive në të cilat ka shumë pjesëmarrjes të një numri më të madh të qytetarëve, si dhe përforcim të kontrollit ndaj migrantëve të cilët realizojnë hyrje në Republikën e Maqedonisë, ndërsa posaçërisht në qendrën e përkohshme transitore në Gjevgjeli, si dhe në kufirin verior dhe jugor me Vendimin për shpallje të gjendjes së krizës”, thuhet në kumtesën nga MPB-ja.

Krahas aktiviteteve operative në funksion të efikasitetit dhe mobilitetit më të madh të policisë dhe shërbimeve tjera kompetente, për zbatim urgjent janë të angazhuar  njësitë organizuese pranë Ministrisë, është konkluduar që të ndërmarren masa dhe aktivitete plotësuese për sigurim të personaliteteve dhe objekteve vitale të cilët i siguron Ministria e Punëve të Brendshme.

Loading...