MPB shpalli konkurs për pranim të 600 nëpunësve të rinj policorë

Ministria e Punëve të Brendshme shpalli konkurs për pranim të 600 kandidatëve për nëpunës policorë, të cilët nga tetori do ta fillojnë trajnimin 12-mujor.

Ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov në konferencën e sotme për shtyp shprehu optimizëm se në pajtueshmëri me nevojat e MPB-së në mënyrë efektive do të bëhet selektim i kandidatëve cilësorë për nëpunës policorë.

Risi në këtë konkurs, theksoi ai, është ajo që ka ndryshuar Rregullorja për selektim lidhur me kontrollet e konfirmuara fizike gjegjësisht janë zvogëluar kriteret dhe u dedikohen përbërjes themelore policore. Pas përfundimit të konkursit, theksoi, ata që do të dëshirojnë të jenë në njësitet speciale përmes shpalljes transparente interne, do të duhet që të kalojnë kritere më të ashpra për gatishmëri fizike.

Numri i nëpunësve policorë, për të cilët është shpallur konkurs, informoi Çavkov, është në pajtueshmëri të Strategjisë për zhvillim dhe menaxhim me resurse njerëzore, si dhe në bazë të analizave të bëra, proceseve dhe nevojave për ballafaqim me kanosjet aktuale jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Rajon.

“Kemi mungesë të nëpunësve të uniformuar policorë. Edhe me këtë gjeneratë të kandidatëve dëshirojmë ta amortizojmë këtë mungesë. Mesatarja evropiane është rreth 300 nëpunës policorë në 100 mijë banorë, ndërsa ne në kuadër të MPB-së këtë mesatare ende nuk e kemi arritur”, tha Çavkov dhe shtoi se është konfirmuar nevoja për përforcim të kapaciteteve të personalizuara të policisë kufitare.

Në Sektorët rajonal për punë të brendshme, informoi, ka 50 deri në 60 për qind përmbushje të nevojave për nëpunës policorë. Sipas tij, më alarmante është gjendja në SPB-Shkup ku ka 145 nëpunës policorë në 100 mijë banorë.

“Strategjia jonë është katërvjeçare, por kemi bërë deri në vitin 2020 dhe dëshirojmë ta harmonizojmë pranimin e nëpunësve policorë në bazë të pensionimit. Deri në vitin 2020 në nivel të MPB-së në bazë të pensionimit do të largohen 1.400 të punësuar, nga të cilët 1.200 janë nëpunës policorë”, shpjegoi ministri Çavkov.

Në pyetjen e gazetarëve se nëse do të pranohen në punë ata policë të cilët e kaluan trajnimin nga konkursi paraprak, ndërsa nuk morën marrëveshje për punë sepse pritej pajtueshmëri nga Ministria e Financave, Çavkov potencoi se po bëhen përpjekje që të përputhen edhe këta nëpunës policorë, të cilët kanë marrë certifikatë për trajnim të përfunduar policore. Nënvizoi se po bisedohet me Ministrinë e Financave, për shkak se MPB-ja ka nevojë nga këta nëpunës policorë, kapacitetet e të cilëve do të ngriheshin me trajnime plotësuese, por, theksoi, nuk mund të prejudikojë prej përpara për rezultatin nga bisedimet.

I pyetur se pse shpallet konkurs për pranim të 600 nëpunësve të rinj policorë në kohë kur në vijim janë negociata partiake në Përzhinë, ndërsa një prej pikave është edhe integrimet e ministrit të Punëve të Brendshme, Çavkov decid se nuk duhet të përzihen këto procese me funksionimin e MPB-së.

Në pyetjen se si mund të funksionojë një ministër i Punëve të Brendshme me ingerenca të marra për ndryshime kadrovike në pajtueshmëri me ndryshimet ligjore, për Çavkovin bëhet fjalë për spekulim.

Loading...