MPB: Spasovski edhe një herë tregoi se nuk i njeh ligjet (Dokument)

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka demantuar konstatimet e ish ministrit Oliver Spasovski lidhur me ish drejtorin e drejtorisë së pestë të MPB-së, Goran Grujoski.

”Spasovski edhe një herë tregoi mosnjohje bazike të ligjeve dhe rregullave për punë në MPB. Për këtë rast, duam t’i spjegojmë Spasovskit se të punësuarit e MPB-së edhe kur janë në pushim mjekësor ata marrin rrogë të plotë” thuhet në demantin e MPB-së ndaj deklaratës së Oliver Spasovskit.

Spasovski ditë më parë pat deklaruar ”Ky dokument shpie në gjetjen se Grujoski nuk është në pushim mjekësor, ndërsa ministri Çavkov gënjen. Nëse është kështu, Çavkov është futur në një vepër të rëndë serioze në pengimin e një procedure juridike kundër një personi të dyshuar për një vepër serioze penale, skandal me përgjimet e paligjshme”, ka thënë Spasovski.

Kërkoj nga institucionet kompetente që të kontrollojnë nëse ministri i punëve të brendshme është duke e keqpërdor detyrën e tij zyrtare dhe e fsheh Grujoskin. Nëse është kështu, institucionet kompetente duhet që të ndërmarrin masa adekuate kundër tij”, ka përfunduar Spasovski.

Gjithashtu lexo: Spasovski: Çavkov e fsheh Goran Grujoskin (Dokument)

1-102

Loading...