Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë përmes Ambasadës së Maqedonisë në Washington, përmes rrugës diplomatike kërkoi qëndrim nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së për deklaratën e kongresmenit amerikan Dana Rohrabacher, të publikuara në një intervistë për ‘Vizion Plus’ të Tiranës.

‘Kongresmeni është anëtar i Komitetit për punë të jashtme dhe kryetari i Nënkomitetit për punë evropiane. Qëndrimet e tij të shfaqura shkaktojnë shqetësim të madh në Maqedoni dhe rajon. Të njëjtat nxisin retorikë nacionaliste në fqinjësi, me çka na kthejnë në të kaluarën’, thuhet në kumtesën e MPJ-së, njofton AIM.

Prej aty shfaqin bindje se Departamenti i Shtetit në mënyrë adekuate do të largojnë çdo dilemë rreth qëndrimeve të shfaqura, si dhe do ta afirmojë politikën e saj ndaj Maqedonisë dhe Ballkanit.

Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher në një intervistë mes tjerash tha se ‘krijimi i Maqedonisë është projekti i dështuar dhe tani janë krijuar të gjitha rrethanat të ndahet mes shteteve fqinje, përfshirë edhe Kosovën dhe Bullgarinë’.

Loading...