Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës reagon ndaj deklaratave të shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, i cili po pretendon se edhe Grenada e ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Këshilltar i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj ka deklaruar se Kosova ka marrëdhënie diplomatike me shtetin e Grenadës.

“Ne kemi marrëdhënie diplomatike me Grenadën dhe një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. Deklarata të tilla nuk mund ta dëmtojnë Kosovën dhe asnjëherë asnjë proces nuk mund ta dëmtojnë”.

Kjo nuk është hera e parë që Beogradi, del me deklarata të tilla, për tërheqje të disa shteteve për njohjen e Kosovës, ndërsa nga MPJ, këto deklarata janë cilësuar vazhdimisht si propagandë e Beogradit.

Loading...