Ministria për punë të jashtme e Maqedonisë mbrëmë vonë ka dalë me bilansin zyrtar rreth grusht shtetit në Turqi dhe ka njoftuar se qytetarët e Maqedonisë që gjenden në Turqi nuk janë të përfshirë në këtë incident dhe askush nuk është lënduar apo arrestuar.

Qytetarët një nga një janë paraqitur në konsulatën e Maqedonisë në Stamboll dhe Ankara për të raportuar se janë mirë dhe se nuk janë të përfshirë në asnjë incident.

Nga MPJ informojnë se janw duke e ndjekur procesin dhe presin pwrgjigje edhe nga autorietet vendase pwr zhvillimin e ngjarjeve.

Ministria për punë të jashtme e Maqedonisë u ka bërë apel të gjithë qytetarët e Maqedonisë të cilët gjenden në Turqi të qëndrojnë në vende të sigurta, të mos i lëshojnë hotelet dhe objektet ku janë vendosur dhe ti shmangin tubimet në vende publike.

Loading...