Nga ministria e punëve të jashtme informuan se deri më tani nuk ka informacione për persona të vdekur ose të lënduar nga Maqedonia në sulmet e mbrëmshme në Nicë të Francës, transmeton LAJM, njofton InfoPlus.

Nga MPJ njoftuan se janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet kompetente në Francë dhe deri në këtë moment, nuk ka informacione për të lënduar ose nënshtetas të Maqedonisë të vrarë, ndërsa për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë që për momentin gjenden në Francë, qytetarët t`i drejtohen ambasadës së Maqedonisë në Paris.

 

“Për të gjithë pyetjet në lidhje me sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë, luten të gjithë shtetasit e Maqedonisë që për momentin gjinden në Francë, të drejtohen deri tek ambasada e Maqedonisë në Paris”, apeluan nga Ministria.

Telefon: +331 45 77 89 63; +331 45 77 10 50; +331 45 77 10 73

Telefon mobil: +33 670 45 16 58
Adresа: 5, rue de la Faisanderie, 75116 Paris
E-mail: paris@mfa.gov.mk

Loading...