MPJ ruse: Po thellohet kriza politike në Maqedoni

Rusia konstaton thellim serioz të krizës politike në Maqedoni dhe ndikim të fuqishëm të jashtëm, thuhet në reagimin e sotëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse lidhur me situatën në vend, transmeton agjencia ruse TASS.

Nga atje shtojnë se po shihet se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të shkaktuara artificialisht që u mbajtën më 11 dhjetor të vitit 2016 nuk kontribuan për zgjidhje të situatës.

“Nën slloganet pseudodemokratike vazhdon ndikimi i thellë i jashtëm ndaj forcave politike në Maqedoni”, thuhet në reagimin nga MPJ-ja ruse.

Qëllimi, potencojnë, është siç po duket, perëndimi të pastrojë me politikanët maqedonas, të cilët nuk i pëlqejnë edhe krahas vullnetit qartë të shprehur të qytetarëve në zgjedhje në dobi të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” në krye me Nikolla Gruevski dhe BDI-së të Ali Ahmetit.

Nga MPJ-ja ruse theksojnë se “trazirë të posaçme shkakton fakti që në Maqedoninë multietnike dhe multikulturore ku kishte konflikt të rëndë ndërkombëtar politikanët nga njëra bashkësi etnike në bazë të kërkesave ultimative të diktuara nga jashtë zgjedhin se cili nga blloqet e bashkësisë tjetër të hyjë në përbërjen e koalicionit të ardhshëm qeveritar”.

“Manipulimi i paturpshëm makiavelist me vullnetin e votuesve mund të shkaktojë eskalim të gjendjes në Maqedoni dhe ta prishë stabilitetin e brishtë në gjithë rajonin”, thekson Ministria.

Jemi të bindur, potencojnë nga MPJ-ja ruse, se vetëm me refuzim të ndikimeve të dëmshme të jashtme dhe me fokusim në demokracinë e vërtetë, dhe zgjidhjen e pavarur të problemeve të brendshme janë bazë për përforcim të besimit midis popujve të cilët jetojnë këtu dhe formim të klimës rajonale për siguri.

Loading...