Ministria e Punës dhe Politikës Sociale shpalli konkurs për angazhimin e 30 edukator/ve për mbështetje kolegjiale për përmirësimin e kompetencave të kuadrit në çerdhe, program i ri që zbatohet në bashkëpunim me UNICEF-in dhe është e mbështetur nga ambasada britanike.

Në shpallje, që do të zgjas deri 14 dhjetor mund të paraqiten të gjitha edukatoret dhe pedagoget nga çerdhet publike që janë të interesuara për përparimin dhe përmirësimin e cilësisë së mësimit dhe zhvillimit të hershëm në çerdhe, dhe që i plotësojnë kushtet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Edukatoret, krahas kritereve të publikuara në shpallje, duhet të kenë aftës komunikuese efektive, të duan të përsosen dhe të ndihmojnë në zhvillimin profesional të kolegëve të tjerë dhe bashkëpunëtorë, të kenë aftësi organizative dhe të dinë se si të motivojnë dhe inspirojnë.

Programi për përmirësimin e cilësisë së mësimit të hershëm dhe zhvillimit në entet entet e edukimi të fëmijëve zbatohet për herë të parë në Maqedoni. Programi do të pilotohet në 7 çerdhe dhe do të trajnohen 30 edukatore për mbështetje kolegjiale.

Qëllimi kryesor i këtij programi është se rrethi i sigurt ku rriten dhe zhvillohen fëmijët nuk nënkupton siguri të hapësirës fizike por edhe siguri emotive dhe rreth i sigurt që duhet ta sigurojnë të moshuarit që i mësojnë fëmijët. Për krijimin e mjedisit të sigurt social është e nevojshme dija dhe aftësi që do të përmirësojnë praktikat inkluzive në çerdhet./Telegrafi/

Loading...