Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një njoftimi për shtyp thotë se me vëmendje ndjek rastin e vdekjes së lehonës Dëbora Xhambazi nga Kërçova, gjatë momentit të lindjes, dy ditë më parë. “Në drejtim të informimit të tërësishëm dhe transparent të opinionit, është formuar komision nga persona profesionistë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Insektorati i shëndetësisë për të vërtetar rrethanat e ngjarjes.” – thuhët në kumtesën e këtij institucioni. 31 vjeçarja ndërroi jetë gjatë ditës së enjte, në Spitalin privat Sante Plus, gjatë lindjes me prerje cezariane të fëmijës së parë të saj. Besohet se shkak për vdekjen kanë qenë komplikimet që i kanë shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Foshnja mashkull gjendet në Klinikën për sëmundje të fëmijëve dhe gjendja e tij është e rëndë.

Loading...