Kuriozitete

Multitalenti i ri shqiptar që të le pa fjalë (VIDEO)

17553962_107011726507250_5850871624004973964_n

Është vetëm 7 vjeç, kurrë pa shkelur asnjë ditë tokën amerikane ose Britaninë dhe pa ndjekur asnjë kurs të gjuhëve, Butrint Zeqiri nga Tetova flet gjuhën angleze në mënyrë të përkryer dhe me një theks të pastër amerikan.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale Butrint Zeqiri pa asnjë gabim në gjuhën angleze shpjegon jetën e dinosaurusëve dhe nga dëgjimi askush s’do ta besonte se ai jeton në Tetovë dhe jo në ndonjë vend anglosakson.

Butrinti tani është klasa e dytë, ndërsa familjarët e tij thonë se gjuhën angleze e ka zotëruar që kur ishte edhe më i vogël falë filmave të animuar dhe videove që ka ndjekur në internet. Përveç gjuhës së huaj, Butrinti ka edhe talent në art. Me shumë pasion luan në piano dhe paralelisht me mësimet e rregullta, Butrinti ndjek edhe shkollën fillore të muzikës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top