Me pjesëmarrjen e mbi njëqind mundësve nga vende të ndryshme të Ballkanit, duke përfshirë Maqedoninë, Shqipërinë, Kosovën, Turqinë, Bullgarinë dhe Greqinë, dje (17.09.2017) në Qendrën Rekreativo-sportive në Studeniçan u mbajtë manifestimi i shtatë me rradhë kulturo-sportiv Etno Fest “Tradita vazhdon “-2017 ku mundësit (pehlivanat) garuan në pesë kategori të ndryshme.

Ky manifestim tashmë tradicional, i cili ndiqet nga mijëra dashamirës për çdo vit, organizohet nga Shoqata qytetare për arsim,kulturë,sport dhe ekologji AKSI dhe Ministria e Kulturës së Republikën e Maqedonisë, sivjet edhe me mbështetje të Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) si dhe Federatës Botërore të Organizatave Ballkanike dhe Konferederatës Botërore të Etnosporteve.Përfaqësusesit e institucioneve dhe kon/federatave të përmendura si z.Aytekin Ayden, z.Rexhep Varoll dhe z.Hakan Kazanci mbajtën fjalime para publikut ku përgëzuan organizatorët për organizimin e suksesshëm të turneut dhe falënderuan banorët vendas për ruajtjen e këtyre vlerave tradicionale, të njejtit u nderuan me Dekorata nga organizatori SH.Q.AKSI në shejë mirënjohje dhe falenderimi për bashkëpunimin e filluar për ruajtjen e kësaj trashëgimie të përbashkët 5 shekullore.

Me praninë e tij e begatoi manifestimin edhe mysafiri special, hoxha i nderuar Mustafa Demirkan nga Turqia i cili në fjalimin përshëndetës mes tjerash tha se: muslimanët në botë janë në vështirësi, por presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka qenë dhe gjithmon do të jetë pranë jush dhe pranë gjithë muslimanëve të cilët janë në nevojë,
Mysafirë tjerë pjesëmarës në manifestim ishin edhe kampioni olimpik z.Shaban Tërstena, si dhe shumë përfaqësues të ambasadave të ndryshme në vend, institucioneve shtetërore,partive politike,shoqatave joqeveritare si dhe shumë media nga vendi dhe jashtë.
Meqenëse manifestimi ka edhe karakter kulturor, AKV Emin Duraku, SH.K.A Yeni Yol dhe SH.K.A Kitka u prezantuan me këngë dhe valle të vjetra.

Në vijim po i paraqesim edhe fituesit e manifestimit Etno Fest “Tradita vazhdon” 2017 sipas kategorive:

Kategoria e V-të
1.Zemri Avdili
2.Ordis Lila
3.Shenur Ramani

Kategoria e IV-të
1.Fati Vejseli
2.Omer Sejfullahu
3.Furkan Jaja

Kategoria e III-të
1.Beslim Murtezani
2.Omar Lila
3.Basri Jusufi

Kategoria e II-të
1.Tollga Turan
2.Xhengiz-han Shimshek
3.Georgiadis Gkio

Kategoria e I-rë
1.Mustafa Batu
2.Muhamed Vejseli
3.Sulejman Bashar

Loading...