Liljana Çerri
Është i turpshëm konflikti mbi rrugën e kombit është po aq I turpshëm edhe viktimizimi I atyre qe e ndërtuan me paratë tona dhe ne fshehtësi te plote kishin planifikuar edhe taksen. Është poshtërsi nga këta që ne emër te mirëmbajtjes se Rrugës se Kombit po e vjedhin prapë. Turp mbi turpe po bëni o njerëz sepse nëse bota po tenton me mënyra te ndryshme te na bashkoje ju vete ju lanetër po ndani shqiptaret po I godisni aty ku u dhemb me shume ne portofol, gjithmonë një popull fukara është kapur për zhelesh dhe është përdorur sipas orekseve te oligarkëve te vetëzgjedhur gjoja me vote. Një budalla me para e dëgjojnë te gjithë ndërsa një fukara te mençur nuk e dëgjon as vetja e tij. Hiqjani emrin RRUGA E KOMBIT sepse kur ngritët atë tra vdiq ky emër dhe u hodh ne gremine. 3 here e vodhët nen këtë emër dhe prapë po vazhdoni. U lindet ju disa shqiptare për te shkatërruar këtë toke qe kurrë nuk e pa dritën e diellit pa gjak e pa konflikte. Kurrë nuk e lan rehat armiqtë e jashtëm por kurrë ama kurrë nuk mbaruan hamzallaret e brendshëm. Hiqeni ate tra dhe hiqni turpin tuaj,mjaft me se keni mundesi per te vjedhur diku tjeter. Çdo rruge duhet te taksohet por jo kjo,cdo kush te paguaj per çdo gje por jo ne ate rruge ku eshte e vetmja mundesi bashkimi dhe krenarie. Zoti I ruajtet Shqiptaret nga vetja e tyre dhe babezia qe u ka errur logjiken dhe ju ka nxire krenarinë.

Loading...