Mungon një strategji shqiptare se si të ndihmohen Shkupi e Kumanova

Historikisht kundruar, Shkupi ka qenë kryeqendër e shumicës shqiptare qysh nga Justiniani që e ringjalli këtë vend me rrethinë pas tërmetit katarstrofik dhe vërshimit të fiseve barbare, pastaj shpalljes së Stefan Dushanit si mbret, pas sundimin turk si kryeqytet i Vilajetit të Kosovës, pas ikjes së kësa perandorie dhe rënies nën sundimin sllav si kryeqytet i Banovinës së Vardarit, pas Luftës II Botërore kryeqytet i Republikës Socialliste të Maqedonise në kuadër të RSFJ-së titoiste, por edhe si kryeqytet i RM-së së pavarësuar nga Jugosllavia. Nga katër kryeqytetet vilajetore,tri jashtë amës Shqipëri, ndryshe nga Janina e Manastiri që gati tërësisht i asimiluan shqiptarët, Shkupi është i vetmi kryeqytet që në vazhdimësi komuniteti shqiptar i këtushëm i përballoi shfarosjes etnike nga sunduesit e derisotëm.
Ndër qytetet shqiptare të Maqedonisë, Shkupi e Kumanova ende janë në rrethana të pavolitshme. Te qytetet tjera shqiptare po vërehet vetëkënaqësi provincialiste, si Tetova, Gostivar, Struga, Kërçova e Dibra. Mungon një strategji kulturore shqiptare se si të ndihmohen ata që kanë nevojë, pra Shkupi e Kumanova,
Më duket se gabim i madh i politikës pluraliste shqiptare është bërë që shoqatat, partitë politike, universitetet e lëvizjet e ndryshme nuk i kanë përqëndruar selitë e tyre në Shkup, nga do të rrezatonin zhvillimet informative e emancipuese. Rëndësia historike, gërshetimi i aktuales me perspektivën shqiptare dp të peshonte më së shumti në Shkup e nga Shkupi, edhe nga fakti i përqëndrimit ndërkombëtar në këtë qytet.
Për kthimin e dinjitetit shqiptar të Shkupit hise e meritë kanë jo vetëm qytetet tjera në Maqedoni, por edhe Kosova për kryeqytetin e saj historik, edhe Shqipëria./Fadil Curri

Loading...