Ndeshjet e javës së 13-të në Ligën e parë do të luhen të shtunën, në vend se ditën e diel, dhe kjo për shkak të kërkesës që ka bërë trajneri i Maqedonisë në futboll, Igor Angelovski, i cili dëshiron t’i ketë lojtarët e tij të reprezentacionit sa më parë në grumbullim.

Dhe, kjo e shtunë sjell dy derbi në Shkup, Rabotnicki-Shkëndija dhe Shkupi-Vardar.

“Ambiciet tona janë të qarta, titulli i kampionit dhe qëllimet mund t’i realizojmë vetëm nëse tregojmë kontinuitet në lojë dhe rezultate. Në mesjavë kishim ditë të keqe në kuadër të kupës dhe tash kemi mundësi të tregojmë se jemi të aftë të kalojmë atë moment. Në kampionat kemi fituar katër ndeshjet e fundit dhe tash kërkojmë tjetër sukses. Rabotniçki ka ekip cilësorë dhe qëllimit mund t’ia arrijmë vetëm me qasje serioze gjatë gjithë 90-të minutave”, tha mbrojtësi i Shkëndijës, Mevlan Murati.

 

Ndeshjet, java e 13-të
(e shtunë, ora 13:00)

Renova-Pobeda
Sileks-A.Pandev
Rabotnicki-Shkëndija
Shkupi-Vardar
Bellasica-Makedonija GJP

 

Renditja:
1.Shkëndija               28
2.Vardar                    28
3.A.Pandev                22
4.Pobeda                    17
5.Rabotnicki                     15
6.Renova                   16
7.Bellasica                 14
8.Mak. GJP                13
9.Shkupi                    12
10.Sileks                    11

 

Loading...