Në takimin me gazetarë para ndeshjes me Salzburgun e Austrisë ka folur edhe mbrojtësi Visar Musliu. Ai shpreson në triumf.

“Kemi analizuar të gjitha gabimet nga ndeshja e parë, ku na mungoi përvoja europiane, megjithatë shpresojmë se në ndeshjen e kthimit nuk do t’i përsërisim gabimet, dhe se do të tregojmë kualitet për fitore. Për cilësitë e Salzburgut nuk duhet harxhuar shumë fjalë, ata sezonin e kaluar luajtën në gjysmëfinale të LE-së, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të matemi me ta-edhe ata i kanë nga dy këmbë, edhe ne kemi dy këmbë”, tha Musliu.

Ndeshja Shkëndija-Salzburg do të luhet të martën (14 gusht) ora 20:15 në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup. Ndeshja e parë në Red Bull Arena ka përfunduar 3-0 për austriakët.

Loading...